Strazimiri: Komisioni i Venecias ka rrëzuar që sot zgjedhjet, thelbin e demokracisë!

Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve Opinionin paraprak për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor. Në përmbledhje, Komisioni i Venecias vëren se:

“Ndryshimet e njëanshme për zgjedhjet, jashtëzakonisht të nxituara; Ndryshimet u bënë pa konsultime të duhura dhe jo në një proces gjithëpërfshirës; palët duhet të hyjnë në dialog konstruktiv për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve; kushtetutshmëria e ndryshimeve të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese; ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit; stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor; ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë në rezultatin zgjedhor; është e vështirë të parashikohet efekti i listave pjesërisht të hapura; ndryshimet hynë në fuqi pasi procesi zgjedhor ka filluar; liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale”, thuhet në draftin e “Venecias”.

Lidhur me këto konstatime, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri shprehet se Komisioni i Venecias me dokumentin e tij ka rrëzuar praktikisht që sot zgjedhjet, që janë vetë thelbi i demokracisë.

“ALARM I KUQ! “Komisioni i Venezias” ka rrëzuar që sot ZGJEDHJET, thelbin e DEMOKRACISË!!!

Argumenti: “Rregullat e imponuara njëanshmërisht nga PUSHTETI, nuk mund garantojnë as barazi në zgjedhje, e as STANDARDE DEMOKRATIKE”!! Një falënderim të veçantë të gjithë atyre që paguhen për të ndezur sinjalin e alarmit për asfiksimin e demokracisë në Shqipëri, dhe bëjnë të paditurin!

KAQ!”, shprehet ish-ligjvënësi demokrat, Gent Strazimiri.

SHKARKO APP