Strazimiri në Gjykatë: Ndoka dhe Ndreu më kërcënuan se do më vrisnin

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka dhënë sot dëshminë e tij para Gjykatës së Lartë për incidentin në Parlament, më 10 korrik 2014

Deputeti i PD tha se deputeti i PS Arben Ndoka pasi e ka goditur e ka kërcënuar se do ta vrasë, ndërsa të njëjtin kërcënim ka marrë edhe nga deputeti tjetër socialist, Pjerin Ndreu.

” Pasi më goditi më tha, unë heq dorë nga mandati i deputetit dhe të vras”- u shpreh në sallën e Gjykatës së Lartë deputeti demokrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti demokrat ka përsëritur se sulmi ndaj tij ndodhi me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e parë për këtë cështje u mbajt më 24 nëntor të vitit që shkoi gjatë së cilës avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, kundërshtuan kallëzimin penal ndaj tyre. Konflikti në Kuvend ndodhi më 10 korrik të vitit që shkoi cka solli dhe bojkotin e Opozitës.

Strazimiri: Problem nuk janë 2 por edhe 17 deputetë të tjerë

“Sot pas 6 muajsh kemi një dokument të noterizuar që parlamenti ka nevojë të demkriminalizohet, kjo do të thotë që ka kriminelë brenda. Ne si opozitë po kryejmë detyrën tonë.

Cilido qoftë vendimi i gjykatës nuk do të jetë zgjidhja përfundimtare e problemit, pasi problemi nuk janë 2 deputetë që iu përgjigjen urdhrit të kryeministrit për të kryer dhunën ndaj opozitës por 17 të tjerë që ende nuk e kanë bërë këtë veprim. E vetmja zgjidhja janë shqiptarët që duhet të japin përgjigjen e duhur kryeministrit dhe bandës kriminale që ka kapur shtetin” deklaroi Strazimiri pasi doli nga ambientet e Gjykatës së Lartë.

Socialisti Ndreu: Strazimiri konfuz, PD ngre pretendime mbi të dhëna kuturu

Pjerin Ndreu mohon kategorikisht se ka goditur me grusht Strazimirin, ndërsa shpreh indinjatën ndaj grupit parlamentar të PD-së sipas të cilave ngrenë pretendime për lidhjet me krimin deputetë mbi bazën e të dhënave kuturu.

Pjerin Ndreu: “Dëshmia e Strazimirit ishte konfuze nuk mbante mend se çfarë ka thënë në prokurori. Herë kam ndjerë shtyrjen herë prekje, herë jam urdhëruar nga Edi Rrama, ishte një dëshmi jashtëzakonisht e paqartë, si duket edhe ai vetë nuk di çfarë të thotë.

Aji që më shqetëson është baza e të dhënave të rreme mbi të cilën ndërtojnë alibinë e një grupi të inkrimuar në PS.

Është turp shumë i madh që një deputet apo grup parlamentar ngrenë pretendime për deputetë mbi bazën e të dhënave kuturu, të pavërtetuara dhe aq më keq imoraliteti i dëshmive të tilla shkon deri në absurd sa pretndohet se jam shkarkuar apo përjashtohet nga policia. Por s’ështe e vërtetë unë nuk jam shkarkuar, kam ikur me kërkesën time personale.

Ka pasur përpjekje për të më nxjerrë edhe mua dikur, si shumë zyrtarë të lartë në Shqipëri, një përpjekje që për hir të së vërtetë në atë kohë ka ndodhur në pushtetin socialist dhe nga një ministër socialist i cili nuk ekziston më në këto poste as në politikë dhe se në çfarë kushtesh ishte no koment, dhe ajo çfarë thotë Strazimiri ngre disa fakte në drejtimin tim, kur vetë Berisha i ka hedhur poshtë dhe ka qenë në favorin tim.

Strazimiri vjen për disa fakte ku vetë Berisha i ka trajtuar ndryshe kjo tregon se brenda gurpit PD ka një turbullim.

Gjykata nuk mund të më gjejë fajtor. Nuk nuk kam kryer veprime me goditje e kam prekur dhe tërhequr vëmendjen. Nuk kam kërcënuar njeri.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?