Strazimiri: Trafiku i kokainës me mbështetje të fortë politike

Gent Strazimiri ka hedhur akuza të forta në adresë të shumicës në pushtet, që sipas tij i ka dhënë garanci të forta trafikantëve të kokainës. Referuar sekuestrimeve të fundit të lëndës së fortë narkotike, deputeti demokrat tha se në qeverisjen e djathtë ndërkombëtarët nuk dispononin të dhëna për këtë trafik. Nga studio e Ora News ai ka premtuar se do ti shkojë deri në fund hetimit parlamentar për Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Referuar raporteve, por edhe sekuestrimeve të fundit të laboratorit të kokainës, Strazimiri deklaroi se trafiku i drogës nuk mund të bëhet pa pasur një mbështetje politike. “Laboratore kokaine është një ngjarje shumë, shumë e rëndë. Pesë mushka që dalin nga Lazarati mund të jetë bashkëpunim i tre, katër fshatarëve që marrin një monopatë mali në atë produktin e tyre ilegal dhe e çojnë atje. Në atë republikën e pavarur që thoni ju. Droga nuk janë kapur në Itali, nuk janë kapur në Greqi, siç ju ndodhi kësaj Qeverie 36 mijë ton në katër muaj. Edhe kjo është e rëndësishme. Droga të tjera më të forta, sigurisht më e rrezikshme ëhstë heroina, e cila pa pasur gjithmonë ato sukseset e veta. Për kokainë nuk është folur kurrë. Për kokainë është organizim kriminhal jashtëzakonisht i rrezikshëm. Të arrijnë të investojnë për të bërë laboratorë të prodhojnë kokainë në Shqipëri, garancia politike është jashtëzakonisht e madhe dhe ky është një shqetësim. Dikush në këtë vend, nuk dua të akuzoj Kryeministrin e sotëm, po dikush në këtë vend garancitë politike i jep aq sa i pari i vendit”, tha Stra.

Referuar edhe deklaratës që bëri nga foltorja e Kuvendit për një komision hetimor për Ministren e Mbrojtjes, deputeti demokrat garantoi se disponon prova që përbëjnë sekret shtetëror se mosveprimet e Ministres kanë qenë të qëllimshme.

“ Kemi fakte, kemi prova, kemi dokumentacion që është jashtëzakonisht kredibël, që e bën të domosdoshëm për mendimin tim. Gjithçka gabim është gjithçka e qëllimshme. Ministrja e tha vetë dhe e mbrojti vetë dje, tha ne kemi një model tjetër. Ne mendojmë se modeli i saj nuk është modeli që mban Shqipërinë në NATO”.

Per situatën e fundit të rendit, opozita ka akuzuar Qeverinë dhe Kryeministrin se janë pasojë e lidhjes së tyre me krimin.

SHKARKO APP