Strazimiri: Zyrtarët e korrupsionit të lirë, dënohen protestuesit e Unazës së Re
Gjykata ka dënuar sot me 4 muaj “shërbim prove” disa nga banorët e Unazës së Re që protestonin kundër shembjes së banesave të tyre pa marrë dëshmpërblimin real, sipas ligjit.
Ndërkohë ministra, drejtorë dhe biznesmen që firmosën tenderin për 20 milionë euro për një kilometër rrugë, vijojnë të jenë të lirë dhe as kanë dhënë ndonjëherë sqarime për aferën e korruptive.
Ish-deputeti i PD-së, Gent Stazimiri ka reaguar në Facebook për vendimin e drejtësisë.
“Ky është Flori Protoduari, qytetar, bashkëshort, baba dhe gjysh shembullor! “Drejtësia e re” e ka dënuar sot si “protestues pa leje” për shkak se mbronte të drejtën e tij ligjore, rrezikuar nga një mega-aferë shtetërore korruptive me falsifikim deri ndërkombëtar… Teknikisht, Flori Protoduari ka kryer veprën “revoltim ndaj qeverisë, pa lejen e qeverisë”. “Drejtësisë së re”, duhet të vuajë dënimin me 4 muaj “shërbim prove”, domethënë si Saimir Tahirin, atë të “Habilajve” që mbolli vetëm në vitin 2016, 217 mijë hektarë me drogë, madje me fasilitete inxhinierike në majë të malit, me aeroporte dhe vepra ujitëse dhe mijëra krahë pune që transportoheshin çdo ditë vajtje e kthim në mes te qyteteve… KAQ!”,- shprehet Stazimiri.
Ky është Flori Protoduari, qytetar, bashkëshort, baba dhe gjysh shembullor!
“Drejtësia e re” e ka dënuar sot si “…Posted by Gent Strazimiri on Wednesday, October 28, 2020