Komiteti i Senatit Amerikan: Shqipëria i tregoi botës se çfarë është “BESA”
Strehimi i mijërave afganëve për një periudhë tranzitore, është përshëndetur nga e gjithë bota demokratike. Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se më këtë vendim Shqipëria i tregoi botës se çfarë është fjala “BESË”.
“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme dhe të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona”,- thuhet në postimin e publikuar në Twitter.
Sot kryeministri Edi Rama i ka thënë “po” kërkesës së SHBA-së për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve, që sipas tij, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve. Rama tha se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane.
I welcome the Albanian government’s decision to give temporary safe haven to those fleeing the Taliban onslaught in Afghanistan. The people of Albania are once again showing the world what “BESA” means. You have our respect and thanks. https://t.co/HLQ1x4pRxV
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) August 15, 2021