Strehimi i afganëve, Malaj: Nuk cënojnë sigurinë, kemi nevojë për njerëz të arsimuar

Në debatin për strehimin e afganëve, të cilët ende nuk kanë ardhur në Shqipëri, ish-ministri i Ekonomisë Arben Malaj, thotë se ata nuk krijojnë asnjë rrezik apo për më tepër cënim të sigurisë kombëtare. Për të Shqipëria do të ketë nevojë për njerëz të arsimuar nga vendet e tjera dhe thekson se afganët që po vijnë në vendin tonë janë të mirëarsimuar dhe mirëtrajnuar.

‘’Vendim shumë i mirë, përputhet me vlerat mikpritëse të shqiptarëve. Populli e jep mbështetjen kur nuk e kundërshton një vendim. Është në kulturën tonë. Afganët janë të mirëseardhur, duhet ti mirëpresim. Shqipëria do të ketë nevojë për njerëz të arsimuar nga vende të tjera. Shkalla e arsimimit të tyre do e përcaktojë kërkesa”,-tha Malaj në News24.

Nga ana tjetër, ish-ministri i PS-së nënvizon se ardhja e afganëve mund të ketë impakt pozitiv në biznes, hapjen e vendeve të reja të punës apo dhe garanton se nuk do të zënë vendet e punës që mendojnë shqiptarët.

SHKARKO APP