Strehimi i afganëve, Yuri Kim falënderon edhe Shqipërinë: SHBA ka shpëtuar 124,000 jetë
Shqipëria është shpëtimtare e 124 mijë afganëve. Kështu shprehet ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikanë tha se është bërë punë e palodhshme nga ana e SHBA-ve.
“SHBA mobilizoi një përpjekje të madhe, globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë”, shkruan ambasadorja.
Në vendin tonë kanë ardhur tre grupe me qytetarë afganë, të cilët janë strehuar në Durrës dhe në Qytet Studenti.
🇺🇸 mobilized an unprecedented, global effort thru our diplomatic channels to evacuate US citizens, personnel from partner nations & at-risk Afghans. With the help of friends like 🇦🇱, we have relocated >124,000 people to safety, including 6,000 US citizens. https://t.co/zaHlUSODyV
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) September 6, 2021