Dita nis me protesta për rritjen e çmimeve. Fermerët në Lushnjë bllokojnë autostradën, studentët e Korçës bojkotojnë mësimin

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore, ka nxjerrë në protestë dhjetëra banorë në disa qytete të vendit. Mëngjesin e sotëm dhjetëra fermerë në qytetin e Lushnjës kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit, ndërsa kanë bllokuar edhe autostradën në vendin e njohur si “Sheshpushimi i shoferit”. Ndërsa në Korçë, studentët kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve.

Ata janë mbledhur pranë universitetit F.S. Noli. Me pankarta nëpër duar, ata i bashkohen protestave në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës.

Mos të bëhet heshtja jonë, gazi i botës” – shkruhet në një prej pankartave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?