Studentët e UBT janë nisur në këmbë nga Kamza drejt sheshit ”Skënderbej”

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protestë ditën e sotme kundër rritje së çmimeve.

Ata kanë bllokuar rrugën në Institut. Janë rreth 400 studentë të cilët janë nisur nga UBT drejt sheshit “Skënderbej”. Forcat Shqiponja me motor po mundohen të mbajnë të hapur një korsi ndërsa shoqërojnë studentët protestues.

Në protestat e zhvilluara ditën e djeshme në të gjithë vendin janë arrestuar 30 persona, janë në hetim 118 qytetarë dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë.

SHKARKO APP