Studentët ironi më Ramën: Ne kërkuam 8 pika dhe jo 8 ministra!
Studentët me shumicë rekord të votave u shpallën “Personazhi i vitit” në Top Channel për 2018-ën. Këtë vit Top Channel priti propozimet e shikuesve në faqen e internetit që nga mesi i dhjetorit dhe prej disa javësh u dha mundësinë të gjithëve që të vendosnin kandidatët për personazhin e vitit e më pas të votonin. Me 37.62% të votave, shikuesit e Top Channel shpallën studentët dhe protestat e tyre për arsimim më të mirë, si personazhin e vitit.