Studentët në ditën e dytë të protestës: Të shkojmë në lokale, të bëjmë aty mësim
Studentët nuk ndalen. Ata kanë vijuar që të protestojnë sërish përballë Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë që mësimi të zhvillohet në auditore si dhe përgjysmimin e tarifave.
”Duam që seminaret të zhvillohen në auditore, leksionet ti bëjmë online. Presim të dalim nesër në jetë, po diplomohemi në shtëpi. Baret dhe restorantet janë hapur, univerisitetet janë mbyllur, kjo është absurde. Të shkojmë në lokale të bëjmë mësim meqë ato janë hapur. Autonomia e universitetetve është shkelur”,-tha njëri prej tyre.
”Jam kërcënuar personalisht nga Edi Rama dhe sot jam këtu, o sot o kurrë”,-shprehet pedagogia e cila iu është bashkuar protestës së studentëve.