Studentët në protestë: Kanë shantazhuar prindërit
Një prej studentëve organizator të protestës është shprehur se prindërit e tyre janë shantazhuar në mënyrë që fëmijët të shkojnë në fakultete e të mos dalin në protestë.
Studentët, të mbledhur para kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave që Rama publikoi në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave që ata kanë.
Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë.
“VKM, kryeministri i ndryshon në çdo moment. Duhet votimi i plotë i kërkesave tona të bëhet në parlament dhe të amendojë ligjin, që kushdo të vijë në qeveri mos të guxojë ta prekë ligjin e arsimit të lartë”, tha një prej studentëve protestues.
Drejtimin e disa studentëve për në auditore, studentët protestues e quajnë nënshtrim ndaj sistemit, gjë që nuk duhet të ndodhë.
“Qëndroni të bashkuar, merrni shkokët edhe shoqet, kjo protestë është për gjithë rininë”, u shpreh njëri prej tyre.
VIDEO/Protesta e studentëve para Kryeministrisë
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2233303733579860/
Lexoni edhe:
- Studentët mblidhen para kryeministrisë: Anulloni Ligjin e Arsimit të Lartë!
- Auditorët bosh, vijon bojkoti i mësimit
- Studentët gozhdojnë dyert e fakulteteve, protesta nuk ndalet
- Protesta e studentëve, në Korçë bojkotohet mësimi
- Studentët janë kërcënuar me telefonata anonime
- Kërcënohen pedagogët, shefja e departamentit u dërgon SMS
- Organizimi i veçantë i studentëve. Ftesa në çdo shtëpi për protestën
- Pas studentëve edhe naftëtarët në rrugë
- Frika nga studentët, dhjetëra policë rrethojnë Kryeministrinë