Studentët vendosin në mesnatë për protesta masive. Reagon Rama: Nuk po u besoj syve

Gjithë fakultet e Universitetit të Tiranës kanë vendosur në mesnatë që të vijojnë protestën deri në realizimin e kërkesave nga Kryeministri Edi Rama. Rreth orës 01:00 të mëngjesit studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë në mënyrë unanime kanë dalë më qëndrimin që sot në orën 10:00 të jenë në protestën masive para Parlamentit.
Një prej të pranishmëve në këtë takim i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një video gjatë shpalljes së vendimit. Kryeministri ka postuar në instagram takimin dhe ka komentuar se “nuk po u besonte syve”.
Në komentin e tij kryeministri “bën” sikur nuk e njeh pedagogun, por gjithashtu lë të kuptohet se është fjala për Profesorin Sherif Bundo. Kryeministri nuk heziton të fyej atë duke harruar se Bundo ka qenë deputet, ministër dhe zyrtarë i lartë i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë.
“Më kollaj e besoja që fluturon gomari, se sa që këto imazhe s’janë arkiva filmash të gjyqeve komuniste kundër armikut të klasës! Po jo, janë të freskëta fare mu nga mbrëmja e sotme në Fakultetin Ekonomik?Dhe kaq shumë jam tronditur, sa që më bëjnë sytë sikur oratori është Sherifi, një enverist që në fundvitet ’90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit si socialist dhe porosiste hotel-turizmat ta merrnin djathin tek i vëllai në Përmet?Po as vetë ai, i shkreti Shero që kishte zbuluar efiçencën e kalit në ekonomi në një studim doktorature, s’do ishte dot kaq fantazëm e të shkuarës sa ky oratori këtu? Të cilin nuk e njoh, po Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç’duhet të bëjnë me jetën e tyre?☠️?”,- shkruan Kryeministri në instagram.

Në reagimet e fundit të Edi Ramës bie në sy se mundohet t’i cilësojë protestat si të inspiruara jo thjeshtë nga politika, por edhe nga komunizmi. Një teori e re kjo që duket e pakuptimtë kur vet PS është pasardhësja e komunizmit.

https://www.instagram.com/p/BrTelntgJqu/?utm_source=ig_web_copy_link

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?