Studenti Klajdi Bello: Arlind Qorri donte të rrëmbente drejtimin e prostestës

Protesta e studenteve nuk ka mbaruar ajo pritet të vazhdojë sërish në Janar dhe të rinjtë kanë premtuar se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Studenti Klajdi Bello i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, akuzoi Lëvizjen për Universitetin se donte të shuante protestën e studentëve. Arlind Qorri e drejton këtë Lëvizje për të cilën akuzohet se e drejton realisht kryeministri.

Bello: Studentët kanë qenë aty dhe e kanë parë të vërtetën. Ju keni dashur ta merrni stafetën. Ne bëmë shkëputjen nga Ministria tek Kryeministria dhe këtu qe vdekja e Lëvizjes për Universitetin dhe lindja e universitetit dhe studentëve të vërtetë të këtij kombi. Doni tua them të vërtetën? Donit të merrnit stafetën e tarifës mbi arsimin që hoqët. Donit të merrnit triumfin. Studentët ishin më inteligjentë. U shkëputëm tek Kryeministria dhe ju na bëtë bllokadë dhe ju dolët me megafonë dhe ndezët zjarrin atje. Ju jeni përpjekur në tëra mënyrat të na shuani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?