Subashi: I hapim rrugë kërkesës së Prokurorisë
Deputeti i PS, Armando Subashi ka lexuar në Kuvend raportin e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Ai bëri me dije se Këshilli ka marrë një vendim konsensual. Më tej ai u shpreh se aktualisht ka një koncept të ri me imunitetin e deputetëve, pas ndryshimeve Kushtetuese. "Këshilli nuk ka pse bëhet pengesë për çështjen "Doshi". Arritëm në konkluzionin që t'i hapnim rrugën kërkesës së Prokurorisë", tha ai.
Sakaq, deputeti demokrat Eduard Halimi deklaroi se në raportin e Prokurorisë thuhet që deputetët Doshi dhe Frroku kanë kërcënuar dëshmitarët, ndërkohë që vetëm një ditë më parë u pranua se ka një video tjetër, të bërë me kërkesën e Prokurorisë.
"U tha se në video tregohet që dëshmitari ndryshoi dëshminë nën kërcënime, por mazhoranca bllokoi kërkesën tonë për të parë këtë video. Ekzistenca e kësaj videoje nuk u mohua asnjëherë në Këshillin e Rregullores", tha më tej ai.