Suedia emëron për herë të parë ambasadorin rezident në Shqipëri
Qeveria e Suedisë ka emëruar për herë të parë një ambasador rezident në Shqipëri. Ambasadori Johan Ndisi tha se sot ka qenë një ditë e veçantë mes Shqipërisë dhe Suedisë.
“Suedia është një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në BE dhe procesin e zgjerimit të BE. Mbeshtesim vendin në procesin e integrtimit në aspektin politikë dhe ekonomik. E shikojme procesin i integrues si zhvillimor”, deklaroi ambasadori Ndisi.
Ambasadori tha më tej se do të do të punojë për më shumë investime në Shqipëri.
“Besoj se edhe vetë kominiteti i biznesit është i interesuar për më shumë investime”, tha ndër të tjera ambasadori.
KOHA JONË SONDAZH

