Suedia kërkon të jetë në NATO, ambasadorja suedeze në Tiranë pritet nga Rama: Faleminderit për mbështetjen

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama këtë të hënë, ku e ka informuar mbi aplikimin e vendit të saj në NATO.

Teksa ka publikuar një fotografi nga takimi me Ramën në Twitter, po ashtu ambasadorja ka shprehur falënderimet për mbështetjen e tij në këtë proces.

“Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke e informuar për vendimin e Suedisë për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës”, shkruan ambasaroja Hastad.

Suedia dhe Finlanda kanë konfirmuar se do të aplikojnë për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të NATO-s. Situata aktuale e konfliktit të Rusisë me Ukrainën, kanë nxitur më shumë vendet skandinave të marrin këtë vendim.

 

SHKARKO APP