Sukses i policisë, kap bandën e madhe dhe të rrezikshme të vjedhjes së parave

Edhe pse Shqipëria është në shtetrrethim, një megaoperacion është finalizuar nga Policia e Shtetit për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në këtë megaoperacion janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se në operacion të suksesshëm të uniformave blu janë përfshirë 300 forca policore. Policia bën me dije edhe se janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

SHKARKO APP