Sukseset e samitit të rajonit. Pas Merkelit, Rama bënë për të qeshur dhe Thereza May

Nga samiti i Poznanit në Poloni Shqipëria nuk mori asnjë cent nga projektet miliona eurosh që u dhanë për Maqedoninë dhe Bosnjën, por zyra e shtypit e Kryeministrit Edi Rama duket se e ka justifikuar dështimin me projekte.
Gjatë dy ditëve të fundit, në media kanë dalë pa fund foto ku Edi Rama tregon barsoleta me kancelaren Angela Merkel dhe liderët e tjerë të BE dhe rajonit.
Sot ka dalë dhe një foto tjetër, në serinë e humorit kryeministror. Edi Rama ka rritur të “shkrijë së qeshuri” kryeministren e Britanisë Theresa May.
Nuk ka asnjë informacion se çfarë është diskutuar në këtë takim për ekonominë apo projektet mes dy vendeve. E vetmja gjë që dihet është se Rama po shkëlqen si humorist në takimet rajonale, por jo si kryeministër. Fakti që nuk ka asnjë projekt, por vetëm foto do të thotë shumë.

SHKARKO APP