Sukth/”Na duhen krevate, jemi në lagështirë”, Presidenti Meta u përgjigjet banorëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u është përgjigjur menjëherë kërkesës së banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrues në zonën e Sukthit. Banorët i kanë kërkuar kreut të shtetit, krevate në të cilët mund të kalojnë këto ditë të vështira, kur kanë mbetur jashtë banesave. Krevatet i kanë kërkuar për të evituar lagështirën edhe për shkak të motit. Mësohet se Presidenti Meta ka reaguar menjëherë pas kërkesës së banorëve për t’u pajisur me 200 krevate portative. Meta u premton banorëve në Sukth, se krevatet do vijnë shumë shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?