Sula për zgjedhjet lokale më 6 mars: Basha të zgjedh kandidatura edhe jashtë strukturave. Komisioni i Rithemelimit do dështojë
Deputeti demokrat Dashnor Sula, thotë se PD-ja duhet të bëjë zgjedhjen e kandidatëve të duhur për t’u futur në zgjedhjet e parakohshme në 6 bashkitë e vendit. Për të Lulzim Basha duhet të zgjedhi edhe kandidatë jashtë strukturave të PD, në mënyrë që të jenë gjithëpërfshirës. Për vendimin e Komisionit të Rithemelimit për t’u futur në zgjedhje, ai thotë se do të dështojnë.
”Kemi një problematikë mjaft të madhe si opozitë, tashmë e dalë sheshit. Shikojmë grupin tjetër që me të gjitha mënyrat po mundohet të bëjë të mundur pengimin e suksesit të PD me gjithë aksionin e saj opozitar, por edhe në zgjedhjet që do të mbahen më 6 mars. PD do të zgjedhë kandidaturat më të mira të mundshme.
Po të isha në vendin e Bashës, do bëja të pamundurën që të zgjidhja kandidatët më të mirë. Mund të dalin dhe jashtë strukturave të PD që të gjejnë kandidatë gjithëpërfshirës. PD ka hyrë në një rrgë pa kthim drejt një ristrukturimi të plotë.
Do të jetë një dështim nga ana e palës tjetër, sepse janë pakicë. Zgjedhjet që janë atje nuk janë për Lulzim Bashën. Kjo do ndikojë në PD por është një ngërç që kam bindjen se do të tejkalohet. PD duhet të zgjedh kandidatët e duhur”,-tha në ”Ora News”.