Sulmet kibernetike, Rama niset sot drejt Izraelit

Kryeministri Edi Rama, këtë të dielë do të udhëtojë për në Izrael dhe kjo për sulmet kibernetike të Iranit në vendin tonë. Ai do të zhvillojë takime me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike dhe zyrtarë izraelitë.

Rama do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy.

Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

SHKARKO APP