Sulmet kibernetike, Stoltenberg bisedë telefonike me Ramën: NATO ofron mbështetje
Në vazhdën e sulmeve kibernetike të Iranit në Shqipëri, NATO ka treguar edhe njëherë mbështetjen e saj. Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tregon se gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Edi Rama, ka ofruar mbështetjen e NATO-s.
”Fola me kryeministrin Edi Rama lidhur me sulmet kibernetike kundër Aleatit tonë në Shqipëri, të cilat shumë aleatë ia kanë atribuar Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”.
Spoke with PM @ediramaal on the cyberattacks against our Ally #Albania, which many Allies have attributed to Iran. #NATO will continue to provide support, and stands in full solidarity with Albania.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 14, 2022