Sulmi i kryeministrit kundër Komisioneres, Genc Pollo: Ramës nuk i ka dalë inati me BE
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi BE se po “fut hundët” në punët e brendshme të Shqipërisë dhe në fushatën elektorale. Reagimi erdhi pas pjesëmarrjes në një takim online të kreut të PD, Lulzim Basha të Komisioneres së BE për Kulturën Mariya Gabriel.
Genc Pollo shprehet se komisionerja që u sulmua sot nga Edi Rama u angazhua fortë një vit më parë kundër shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar nga qeveria “Rama”.
“Komisionierja europiane Mariya Gabriel, ndër të tjera, u angazhua fort kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar nga barbaria e pushtetit. EdRamës nuk i paska dalë inati!!!”, – shkruan Genc Pollo në një reagim në Twitter.
Në një reagim ditën e sotme, Edi Rama u shpreh: “Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtet të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”.
Komisionierja europiane Mariya Gabriel, ndër të tjera, u angazhua fort kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar nga barbaria e pushtetit. EdRamës nuk i paska dalë inati !!!#TeatriKombëtarSërish https://t.co/IKhjr7uL3d
— Genc Pollo (@GencPollo) March 23, 2021