Sulmi kibernetik, Balluku dhe drejtoresha e AKSHI-t: 98% e shërbimeve funksionale. S’ka humbje të dhënash

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin japin detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve, punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve si edhe masat e marra për më tutje.

Ato thanë se gjithçka po kthehet në normalitet, ata thanë se nuk pati asnjë humbje të dhënash. Drejtoresha Karcanaj tha se mbi 98% të shërbimeve janë tashmë funksionale.

“Më në fund administrata publike i është kthyer normalitetit dhe proceseve të punës. AKSHI ka rekuperuar të gjitha sistemet dhe strukturat qeveritare. Po punojmë me partnerët e Microsoft. Ky është sulm që nuk kishte ndodhur ndonjëherë ndaj vendit tonë. Qëllimi ishte fshirja e sistemeve kritike qeveritare dhe të të dhënave. Sistemet mbrojtëse bënë që të mos kishte humbje të dhënash”, tha Kacanaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?