Sulmi mbi depon e naftës në Arabinë Saudite, Rama: Ndikon në sigurinë globale, OKB të dënojnë organizatën terroriste
Shpërthimi në një depoje nafte në qytetin saudit të Jeddah nga rebelët Houthi të Jemenit, për kryeministrin Edi Rama është një krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, por që prek edhe botën.
Rama shkruan në Twitter se sulmi synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën. Ndaj dhe Rama thekson se Shqipëria u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.
Një varg sulmesh u bënë nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani dhe një shtëllungë e madhe tymi të zi u pa që ngrihej në Jeddah. Sulmet erdhën pasi Arabia Saudite udhëhoqi një koalicion që luftonte me Houthis, të cilët pushtuan kryeqytetin e Jemenit, Sanaa në shtator të vitit 2014.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.
Another despicable crime against #SaudiArabia which aims to further affect the global energy security in a turbulent time for the whole world! #Albania stands with #SaudiArabia and calls upon all members of the UN to firmly condemn the terrorist organization behind such attacks. pic.twitter.com/UfAMRBvh6N
— Edi Rama (@ediramaal) March 25, 2022