Sulmi me armë, Balliu: Qyteti i Lasgushit është kthyer në vendin e Kamorrave
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu kërkon arrestimin e personave që sulmuan me armë hotelin ”Voloreka” në Tushemisht. I ndodhur në Pogradec, Balliu tha se ky qytet, i njohur si qyteti i Lasgushit është kthyer në vendin e kamorrave. Nga ana tjetër, Balliu i bëri thirrje më tej qeverisë që të mos rrijë në studio televizive por të marrë masat për uljen dhe goditjen e krimit.
”Biznesi është i terrorizuar. Veprimtaria e bandave me ndihmë e Edi Ramës po terrorizon biznesin dhe pushuesit. Edi Rama po e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në qytetin e kamorrave. Ngjarje të tilla e bëjnë edhe me të egër edhe më të rëndë situatën ekonomike e cila është rënduar nga pandemia.
Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni por i gjithë turizmi. Sot ne nuk kemi siguri as në Pogradec e as kudo në Shqipëri. Iu bëj thirrje gjithë Shqiptarëve dhe pogradecarëve që ta lexojnë mirë këtë situatë, se çfarë po bën Edi Rama dhe si po kërcënohet jeta e tyre.
I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masat dhe të arrestojë autorët e krimit barbar, të mos rrijë në studiot e gazetarëve por të kapë kriminelët. Ndaj në këtë situatë qytetarët duhet që tashmë të mbështesin jo vetëm aksionet e opozitës por ti mbështesin edhe me votë”.
https://arkiva.kohajone.com/2-atentate-ne-7-dite-mucllari-policia-nuk-vepron-kerkoj-azil-per-djemte-video/