Sulmi ndaj Berishës, ish-presidenti Bamir Topi: Këmbanë alarmi, akt i rëndë
Një akt të rëndë dhe këmbanë alarmi, e cilëson ish-presidenti Bamir Topi sulmin fizik ndaj Sali Berishës gjatl protestës paqësore që u mbajt këtë të martë në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Për të duhet një hetim i hollësishëm nga institucionet përkatëse.
”E rëndë dhe e shëmtuar akti ndaj Berishës. Fatmirësisht mbeti aty sepse në një situatë të tillë një i ri fizikisht i fortë mund të kalonte shumë keq situata. Por la një shije shumë të hidhur. Kjo tregon që në këtë shoqërinë tonë pavarësisht asaj që thuhet rreth personalitetit të njeriut që goditi Berishën, shumë gjëra në këtë shoqëri janë çoroditur e tjetërsuar.
Duket si precedent i rrezikshëm, kemi kaluar situata nga më të çuditshmet, si në vitet ’90, ‘97-‘98, goditje ekstreme si vrasja e Azem Hajdarit, por një situatë e tillë që ndodh për herë të parë është një kambanë alarmi. Edhe njerëzit që e rrethonin e truprojat ishin të pavëmendshëm sepse ishte një marshim paqeje”.