Sulmi ndaj Berishës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Drejtësia të veprojë!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar sot dhunën e ushtruar ndaj kreut të PD-së, Sali Berishës, organizator i protestës së sotme në Tiranë.

Në mesazhin e saj, kryeparlamentarja thekson se ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Thirrja e Nikollës, është që organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin.

“Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?