Sulmi ndaj Berishës/ OSBE: Jemi të trishtuar, por të shmangen spekulimet

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, i ka uruar shërim të shpejtë Sali Berishës, i cili u sulmua me grusht nga një 31-vjeçar gjatë protestës. OSBE shprehet e trishtuar për incidentin e ndodhur, ndërsa bën thirrje që të shmangen spekulimet ndërkohë që hetimet vijojnë.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës.

Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?