Sulmi ndaj Ora News, Basha: Rama kërkon të mbyllë zërat kritikë

Në mënyrë të paprecedentë emisionet me debat në TV Ora janë gjobitur prej Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Pikërisht në momentet kur qeveria vendosi të lëshojë fretë, duke mos ushtruar asnjë kontroll në rrugë, kur bizneset thuajse të gjitha kanë nisur aktivitetin normalisht, qeveria vendos të sulmojë mediat të cilat nuk publikojnë vetëm lajme të gatshme.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili deklaron se RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë

“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19, sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë”, deklaron Lulzim Basha.

SHKARKO APP