Sulmi ndaj ushtarëve, Yuri Kim: Qëndrojmë krah aleatit tonë teksa autoritetet të hetojnë plotësisht
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur një qëndrim lidhur me ngjarjen e ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit. Kim u uron shërim të shpejtë ushtarëve, ndërsa bën thirrje që përgjegjësit e sulmit të mbajnë përgjegjësi.
“Fola me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit, Gjeneral Kingji për t’i uruar shërim të shpejtë dy ushtarëve që u dëmtuan teksa mbronin një godinë ushtarake.
Qëndrojmë krah aleatit tonë teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të gjetur përgjegjësit”, tha Kim në një postim në Twitter.