Sulmi në Turqi, PDIU: Askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve

Partia Drejtësi Integrim Unitet, ka dënuar sulmin e ashpër terrorist në Stamboll, dhe ka kërkuar më shumë bashkëpunim mbarë botërorë në luftën kundër terrorizmit.

Në një deklaratë për mediat, PDIU ka shprehur solidaritetin e saj për viktimat, ku ka theksuar se terrorizmi nuk ka imunitet, dje u sulmua Parisi dhe sot Stambolli.

”PDIU dënon ashpërsisht aktet terroriste që morën jetë të pafajshmish në Stamboll. Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve. Ndaj, lufta kundër terrorizmit kërkon sot. bashkëpunimin e mbarë botës së qytetëruar. PDIU qëndron pranë popullit mik turk në këto çaste të vështira”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?