Sulmi te sistemi TIMS, me iranianët bashkëpunoi edhe një shqiptar
Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, ADAM, MEMEX, merr përmasa edhe më të mëdha seç është raportuar deri më sot. Nga ky sulm nuk u cënua vetëm privatësia, por dhe siguria individuale, shtetërore dhe kombëtare. Sistemet TIMS, ADAM, MEMEX u hakeruan nga hakersat iranianë dhe arritën të merrnin të gjitha informacionet kofidenciale që mbartin.
Vetëm TIMS kombëtar është vënë në funksion dhe po punohet në aeroport, ndërsa sistemin ndërkombëtar të TIMS ende nuk e kemi. Persona me precedent penalë nga vendet e huaja mund të vijnë në vendin tonë dhe sistemi ynë nuk ka mundësi që t’i identifikojë.
Pas këtij sulmi kibernetik në bashkëpunim me hakersat iranianë është edhe një shtetas shqiptar, i cili ka mundësuar rrugën për futjen në sistem të hakersave iranianë.