”Superpolitikani” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Meta e mohon: Nuk kam dhënë emrin tim tek Berisha
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk ka patur propozim në takimin me kryetarin e PD-së, Sali Berisha për kryetar të këshillit bashkiak në Tiranë. I ftuar në ”Opinion”, tha se ”superpolitikanin” qytetarët do e njohin në zgjedhje. Meta mohoi se kishte propozuar emrin e tij, edhe siç u fol në media.
”Çdo lloj manovre anti-ligjore kundër pluralizmit politike nga Edi Rama do të dështojë. Më 6 mars unë kam qenë president dhe nuk jam angazhuar. Pa diskutim do jemi të përgatitur për gjithçka. Besoj se në këto 4 vite të një marrëzie që ka ndodhur. Të gjithë e kanë kuptuar se çfarë mund të bëj Rilindia kur ka 100% të pushtetit, ajo është rehat, por jo populli”,-tha Meta.
Fevziu: Kush është superpolitikani që i keni propozuar Berishës?
Meta: Nuk është bërë një propozim, është diskutuar për rëndësinë e këshillave bashkiake dhe si pjesë e marrëveshjes të fusim risi të seancave transparente. Superpolitikanin do e shikoni në zgjedhje.
Fevziu: Ju nuk do të jeni?
Meta: Normal!