Surpriza e ambasadorit Arvizu për kryeministrin Rama

Ndërsa ambasadori Aleksandër A. Arvizu përgatitet që të largohet nga Shqipëria, ai po zhvillon takime përshëndetëse me përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe miq me të cilët ai ka punuar gjatë qëndrimit të tij këtu.

Sot, ambasadori u takua me kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore Bledar Çuçi.

Gjatë takimit, ambasadori Arvizu surprizoi kryeministrin Rama me një dhuratë lamtumire: dy postera nga fushatat e Partisë Socialiste Japoneze, të cilat ambasadori i koleksionon qysh prej viteve 1980.

SHKARKO APP