Suzana Topi: Marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend. Nuk mund të tallemi me qytetarët dhe as me SHBA dhe BE

Deputetja e pavarur, Suzana Topi shprehet se miratimi i marrëveshjes për reformën zgjedhorë në Kuvend është një detyrim ndaj qytetarëve dhe ndërkombëtarëve. Deputetja shprehet se kjo marrëveshjen rikthen në sistem opozitën dhe hap rrugën për zgjidhjen e krizës.

Mesazhi i deputetes Suzana Topi:

Përshëndes marveshjen e këshillit politik për Reformën Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politike, dhe e bekuar nga SHBA dhe BE

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga Kryediplomati Amerikan Z. Pompeo .

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht qē kjo Reformē Zgjedhore ka nevoje të përmirësohet më tej, sepse ka 50 mijë qytetarë që kërkojnë votime me lista të hapura, dhe unë jam dakort që nëse ka ndryshim sistemi me lista të hapura ta votoj ate .

Ne fakt ka pasur një reagim pozitiv PRO ndryshimit të sistemit me lista të hapura nga opozita jashtëparlamentare dhe ajo parlamentare , por është Partia Socialiste që do të ruaj sisitemin.

Kjo reformë zgjedhore duhet të pêrmirësohet duke bërë të mundur votimin e emigrantëve, implementimin e sistemit elektronik në votime, depolitizimin e komisioneve zgjedhore në momentin kur administrata të mos jetë e influencuar nga politika.

Vota ime si deputete e pavarur nga asnje grup parlamentar do të jetë PRO kësaj marveshjeje .

Votimi PRO i këti pakti politik do të thotë Integrim i Shqipërisë në Europē ,ka ardhur koha që opozita jashtëparlamentare ti kthehet institucioneve, pasi Rilindja ka kapur sistemin në të gjitha hallkat e tij.

Institucionet shtetërore janë kthyer në institucione partiake qe i binden partisë shtet.

Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje dhe jo për propagandë ,kanë nevojë tē jetojnë këtu me një ekonomi më të mirë ,dhe jo të largohen nga vendi.

Kanë nevojë për një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshem ,dhe jo për atë që është i kapur.

Kanë nevojë për një pushtet vendor me kryebashkiakë të zgjedhur nga populli për popullin , dhe jo per kryebashkiakë të vetëshpallur për ti shërbyer militantëve të partise.

Shqiptarët nuk e meritojne të jenë të fundit në çdo raport vetëm se kanë një qeveri të papërgjegjëshme. Ka ardhur koha për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke plotësuar kushtet e vendosura nga OSBE ODIR. Shqiptarët meritojne lirinë dhe demokracinë !!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?