Svensson: Jo shitblerjes së votës më 21 Qershor, respektoni standardet

 

Ambasadori suedez Patric Svensson i është bashkuar mesazhit të kolegut të tij amerikan Donald Lu, duke i kërkuar zgjedhësve shqiptarë të mos shesin votën.

Ndërsa ka  folur mbi zgjedhjet e 21 qershorit, Svensson tha se zgjedhjet duhet të jenë sipas standardeve të larta e progresit që BE pret të ndodhë pasi janë një shans i mirë për Shqipërinë dhe integrimin, si dhe ka theksuar se blerja e votës është një fenomen që nuk duhet pranuar dhe se duhet bërë e pamundura për ta evituar.

“Deri tani kemi një fushtë elektorale të qetë dhe normale, shpresojmë që i gjithë ky proces të jetë brenda standardeve demokratike.

Këto zgjedhje duhet të mbahen sipas stanardeve te larta europiane dhe progresit që BE pret të ndodhë.

 Përgjatë 5 viteve që ndodhem në Shqipëri shoh progres, edhe Komisioni Europian e ka njohur progresin e Shqipërisë.

Sfidat janë akoma prezente, 5 prioritetet kryesore duhet të vijojnë, të punohet për to, të materializohen.  Procesi i dekriminalizimit është një proces në vazhdim, që kërkon kohën e vet, progresi duhet bërë hap pas hapi.

Ne presim progres në këtë process. Shqipëria e shqiptarët meritojnë politikanët më të mirë, me kualifikimet më të mira që t’i shërbejnë popullit dhe votuesve me menyrën më të mirë të mundshme. Blerja e votës, fenomen që nuk duhet pranuar.

Duhet bërë e pamundura për tu evituar. Blerja apo shitja e votave nuk është akt demokratik në asnjë vend. Shpresoj që prokuroria të bëjë  progres për ta luftuar këtë fenomen.

Kam parë deklarata të politikaneve që e luftojnë këtë fenomen dhe kjo eshte diçka e mirë. Duhet të veprohet praktikisht për zhdukjen e këtij fenomeni", tha Swensson.

SHKARKO APP