“Ta harrojë kryeministri se dalim nga greva”! Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve. Reagon Rama

Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të grevës së urisë. Ndërkohë në mbështetje kanë shkuar edhe naftëtarë të Kuçovës.

Edhe pse gjendja e tyre sa vjen dhe përkeqësohet ato thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në grëve derisa të marrin pagat.

Ta harrojë Rama se dalim nga greva pa marrë pagat. Ne po kërkojmë djersën tonë dhe jo lëmosha. Jemi në gjendje të rëndë shëndetësore, duam zgjidhje sa më shpejt. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha një prej greva naftëtare, raporton News24.

Ndërkohë nga e tij, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje që të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë.

Reagimi i Ramës

Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria.

Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!

SHKARKO APP