Tabaku i përgjigjet Ramës për rindërtimin: Pasi largohen kamerat, nuk bëhet asnjë punë
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhjur me procesin e rindërtimit.
Ish-deputetja Tabaku në një postim në Facebook thotë se gjithçka prezantohet nga qeveria është propagandë, pasi largohen kamerat nuk bëhet asnjë punë.
Ndërkohë që dje u njoftua se nisi puna për rindërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”, Tabaku pretendon të kundërtën se aty nuk po bëhet asnjë punë. Madje sipas saj, kjo shkollë nuk do të ngrihet me fondet e BE, por me taksat e shqiptarëve.
Reagimi i Tabakut
Qeveria e Propagandës! Dalin cdo ditë me regji qëndrore për ti mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë. Asgjë nuk po bëjnë, asgjë nuk kanë bërë në 7 vite dhe asgjë vitin e fundit që mbas tërmetit. I lanë shqiptarët jetimë me shtëpi të rrënuara dhe tani duan ti përdorin për propagandë. Shembulli më i mirë është shkolla Sami Frashëri.
2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike.
Sot asnje punetor dhe asnje pune ne gjimnazin Sami Frasheri, sepse regjia qendrore eshte zhvendosur ne shkollen 5 maji. Cdo dite ne nje shfaqje ku propaganda shet nisjen e punimeve, por pasi kamera e ERTV largohet heshtja dhe braktisja pushton ato qe sot duhet te ishin sheshe ndertimi.
Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet e gjimnazit Sami Frasheri. Kjo shkollë NUK do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak!
Tetë vjet kanë manipuluar shqiptarët me fasadë dhe i kanë mbajtur me gënjeshtra. Do të demaskohen hipokritët dhe manipulatorët pasi shqiptarët do të mësojnë se çfarë fshihet pas prishjes së shkollës Sami Frashëri në mes të pandemisë.