Tabaku: Kthejuni paratë profesionistëve të lirë! Ministri: Presim mendim nga Kushtetuesja

Rishikimi i buxhetit të shtetit u diskutua ndër të tjera në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend, ku deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti edhe shqetësimin për profesionistët e lirë. Pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi tatimin 15% për profesionet e lira, Tabaku tha në Kuvend se qeveria duhet t’u kthejë mbrapsht paratë që kanë paguar. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se po presin të shprehet Gjykata Kushtetuese se çfarë do bëhet me fondet që janë mbledhur nga profesionistët e lirë.

Jorida Tabaku: Pse si rimbursoni profesionistët e lirë, ca detyrimi tjetër ka qeveria veçse të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Petrit Malaj: Nuk është shprehur qartë sa i përket efektit që ka prodhuar ky ligj, të shprehet Kushtetuesja. Qeveria ka vullnetin për t’i kthyer këto fonde mbrapsht. Kemi pas një ligj që ka qenë legjitimin, Gjykata Kushtetuese përderisa thotë që ky ligj nuk është më në fuqi, të na thotë edhe efektet që ka prodhuar këtë periudhë ky ligj.

Tabaku: Ca e dini Gjykatën Kushtetuese, zyrë varësie të Ministrisë së Financave. Ka marrë një vendim që taksa është anti-kushteuese, dje, sot dhe nesër. Ajo është në thelb antikushtetuese, kjo ka rëndësi për ju.

Petrit Malaj: Vullneti është për t’i kthyer këto fonde mbrapsht, nuk e kuptoj kush është arsyeja. Nuk po i mban shteti në xhep lekët.

SHKARKO APP