Tabaku: Kur Tirana drejtohej nga Basha u ndërtuan 48 kopshte e shkolla. Ja lista për sojin e propagandës dhe lakejve
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një status në Facebook ka publikuar listën e kopshteve, shkollave dhe çerdheve që janë ndërtuar në kohën kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha.
Sipas Tabakut janë 48 institucione arsimore që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër, thotë ajo, u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.
“Gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha u ndërtuan e rehabilituan 48 kopshte, shkolla e çerdhe.
Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.
Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion. Shkollat, kopshtet apo çerdhet janë aty ndërsa dokumentacionet në bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve tona në bashkinë e drejtuar nga Basha.
Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.
Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t’i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës së suksesit dhe standardeve të larta të jetesës.
Qeveria jonë do të kujdeset për të ardhurat e qytetarëve, jo për per te trefishuar pasurinë si këto që po ikin!”, shkruan Tabaku.