Tabaku: Mazhoranca rrëzoi dy amendamentet, çmimin e energjisë dhe uljen e çmimit të naftës

Partia Demokratike ka bërë përgjegjëse mazhorancën për refuzimin e dy amendamenteve për uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të naftës, premtime që mazhoranca i bëri në fushtën elektorale 2013.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një deklarate për mediat u shpreh se “Mazhoranca konfirmoi dje në Kuvend se qeverisja e saj nuk është në shërbim të qytetarëve, pasi refuzoi dy amendamentet tona për uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të naftës. Nuk pranoi që familjet shqiptare të kursenin 112 milion USD nga xhepat e tyre. Taksa e qarkullimit, prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë produktet kryesore në treg. Përdoruesit e makinave apo mjeteve të ndryshme të transportit paguajnë 1000 lekë taksa sa herë që blejnë naftë. Pushteti e ka më të lehte t’u heqë nga xhepi shqiptarëve 112 milion USD në vit nga kjo taksë, ndërkohë që bizneset pranë qeverisë dhe paaftësia e një administrate të politizuar i shkaktojnë një dëm prej 1 miliard euro në formën e evazionit fiskal”.

“Por, ballafaqimi me popullin dhe me të vërtetën po vjen dhe më 21 qershor do t’i kthejnë përgjigjen e merituar kësaj mazhorance arrogante, që ka braktisur qytetarët dhe vetë është zhtyrur në korrupsion galopant”, përfundon Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?