Tabaku përplaset me Ahmetajn në Kuvend: Ti duhet të ishe para SPAK-ut!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se PD nuk do ta votojë ligjin e bashkëqeverisjes, pasi sipas saj ata janë kundër qeverisë që ka varfëruar shqiptarët. Duke iu drejtuar zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Tabaku tha se ai duhet të ishte para SPAK-ut e jo në sallën e Kuvendit.

Të dëgjosh batuta dylekëshe të Ahmetajt që duhet të ishte para SPAK, kjo është për të qeshur. Duhet të flisnim me fakte me shifra se çfarë po ndodh sot me shtetin shqiptar. Kjo tregon tendencën se si këta duan të qeverisin. Ditë e zezë kur je ti aty… Po dëgjojmë humor banal me ty! Ta harrojë ai që foli se ne do të diskutojmë në këtë Kuvend për bashkëqeverisjen. Për mua ka vetëm një kundërshtar, ata që janë në qeverisje dhe që kanë varfëruar shqiptarët. Ne jemi kundër çdo ligji, dhe e keqja e shqiptarëve do të largohet“, tha Tabaku.

Jam në pozitë të vështire. Ju kujtoni se jeni kundërshtarët tanë. Nuk jeni ju, janë ato pengesa të zhvillimit që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet ajo që duam ne dhe ju bashkë. Ju nuk jeni kundërshtarët tanë. Ne duam që ju të bashkëqeverisni me ne nëpërmjet inovacionit për qytetarët, me platforomën“, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP