Tabaku: Po hetojmë këdo që ka përgjegjësi për aferën e inceneratorëve

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, deklaron se ky komision po heton këdo që ka përgjegjësi dhe lidhje me këtë aferë.

Tabaku ka folur për mediat pas një takimi që ka pasur me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe tha se komisioni mbështet Prokurorinë e Posaçme e nuk ka mbivendosje të hetimeve.

Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjerat do duhet t’i luajë SPAK. Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente. E sigurova SPAK-un se do të vendosim në dispozicion dokumentet. Takimi u kërkua nga unë”, tha Tabaku.

SHKARKO APP