Tabaku: Pse na duhen satelitët mbi tokë për diçka që dallohet në mes të Tiranës?!
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që si një ndër arsyet për dërgimin e satelitëve në hapësirë përmendi monitorimin e ndërtimeve pa leje.
Ndërsa deputetja Tabaku në një postim në Twitter shkruan:
ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon shqiptarëve sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!