Tabaku publikon faturat e energjisë së biznesit: Është rritur çmimi

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se Akti Normativ duket i cunguar sidomos në një situatë kur gjasat janë që kriza të përkeqësohet, gjatë diskutimit për aktin normativ në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Ajo gjithashtu ngriti shqetësimin mbi të gjitha për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa një vendim të duhur.

Unë kam fatura të bizneseve që paguajnë më shtrenjtë dhe çmimi nuk është rritur me një vendim të institucioneve përkatëse. Si mund të ndodhë kjo? Ju pretendoni që nuk keni rritur çmimin por e vërteta qenka ndryshe”, tha Tabaku.

Tabaku theksoi se qeveria duhet të pezullojë pagesat për PPP-të.

Nuk e kuptoj përse qeveria shqiptare nuk pezullon pagesat për PPP-të në një kohë krize meqenëse jemi në një periudhë dhe në një moment kohor ku kemi një situatë luftë dhe krize. Pra kemi kushtet që buxheti duhet të fokusohet pikërisht tek qytetarët”, tha ajo.

SHKARKO APP