Tabaku: Qeveria socialiste po ndryshon buxhetin për herë të katërt për këtë vit

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se qeveria po ndryshon për herë të katërt buxhetin këtë vit dhe se ndryshimet nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në jetën e qytetarëve.

Qeveria socialiste po ndryshon buxhetin për herë të katërt për këtë vit. Ndryshimet e shumta deri sot nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në jetën e qytetarëve. Në asnjë nga debatet publike për buxhetin nuk është dëgjuar asnjëherë asnjë arsyetim që ka në qendër qytetarin. Pasi ky buxhet shihet për herë të tretë, duke u arnuar, unë besoj se problemet reale që ka sot ekonomia as nuk preken, as nuk fliten.
Shqiptarët kanë paguar 1.2 mld euro më shumë për produkte që vijnë nga jashtë.
Shporta e ushqimeve po rritet deri në 29% disa produkte. Ky është realiteti shqiptar, jashtë sallës së këtij parlamenti”, deklaroi Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?