Tabaku: Ramës çeli fushatën në shesh, fushata ia kaloi edhe Koresë së Veriut

Deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se shkeli Kushtetutën duke mbledhur në sheshin “Skënderbej” punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Për të ajo që bëri kryeministri nuk ndodh as në Korenë e Veriut. ”Ajo që ndodhi dje në shesh ishte antikushtetuese, antiligjore. Edhe Koreja e Veriut nuk arrin në ato standarde tubimesh. Ishte tubim elektoral”, tha Tabaku.

Pjesë nga deklarata

Shfaqja e djeshme në sheshin qendror të Tiranës ku një trup zyrtarësh thërritet aty si trup elektorale. A është kjo sjellje europiane? Siguria patjetër që duhet të vijë për çdo punonjës të ndershëm të këtij shteti që nuk është i përfshirë në afera korruptive.

Një trup zyrtarësh të Bashkisë që dëgjojnë kryeministrin që fillon dhe mbaron duke sharë opozitën dhe që përdor një fjalor që s’kam për ta përdorur kurrë në politikë dhe që bën bilancin e punëve të Bashkisë një i zgjedhur qendror, ku fillon pushteti qendror, ku ai lokal, ku fillon ndarja e pushteteve, balancimi?

Është humbur nocioni për ndarjen e pushteve. Ajo që ndodhi dje në shesh ishte antikushtetuese, antiligjore. Edhe Koreja e Veriut nuk arrin në ato standarde tubimesh. Ishte tubim elektoral. Se çfarë mesazhi po jepej ata e dinë vetë, por dje ishte hapja jo zyrtare e fushatës elektorale. Çdo punonjës i ndershëm të distancohet nga këto krime elektorale.

SHKARKO APP