Tabaku tregon planin e PD për shtresën e mesme: Taksa 0% për profesionistët e lirë
Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me profesionistët e lirë. Ajo prezantoi zyrtarisht tabelën e re të taksave të PD-së, e cila parashikon taksa 0% për profesionistët e lirë dhe masa të drejta fiskale për shtresën e mesme.
Tabaku theksoi se filozofia ekonomike e PD është ndërtuar mbi besimin tek individi dhe tek shtresa e mesme si motori i zhvillimit të vendit.
Po ashtu ajo bëri të ditur se PD do të rishikojë nenin 12 të ligjit, që aktualisht penalizon profesionistët e lirë që kanë nënkontraktorë. Ajo e quajti këtë nen një tjetër barrë të padrejtë që rrit informalitetin dhe pasigurinë ligjore për punën e ndershme.
Në përfundim, ajo theksoi se angazhimi i saj për një sistem të drejtë është i palëkundur,
Pikat kyçe
– PD ofron 0 taksa për Profesionistet e Lirë dhe rrëzimin e nenit 12
– PD zgjidhja e vetme kunder sistemit aktual
– Taksa e sheshtë dhe kodi fiskal motoja e PD
KOHA JONË SONDAZH

